Policia Kosovës mbikëqyrë respektimin e masave anti-Covid në trafik

Policia e Kosovës (PK), në kuadër të rajonit të Prishtinës, po realizon planin operativ ‘Kontrolli i automjeteve dhe mjeteve të transportit rrugor”, përmes së cilit synohet kontrolli i automjeteve dhe mjeteve transportuese në aspektin e qarkullimit rrugor dhe respektimit të masave anti Covid-19.

Po ashtu me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe interesit të shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat anti COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart, në mënyrë që së bashku të ndikojmë në ruajtjen e shëndetit publik.