Policia konfiskon në veri dy mijë kilogramë shalqi të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbrëmë rreth orës 20:00 rreth dy mijë kilogramë shalqi.

Ata kanë ndaluar një kombi me targa të Serbisë në Leposaviq i cili po drejtohej nga një burrë me kombësi serbe.

“Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte shalqinj (2000 kg) për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Me vendim të prokurorit, mjeti me mallin dërgohet në terminalin doganor në Mitrovicë”.

loading…