Bërnjak

Policia konfiskon mbi 3,600 kg material piroteknikë në një ish-fabrikë në Bërnjak

Policia konfiskon mbi 3,600 kg material piroteknikë në një ish-fabrikë në Bërnjak.

Në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, Policia e Kosovës, më datë 2 prill 2024, në fshatin Bërnjak në një objekt, ish-fabrikë, ka identifikuar disa automjete ku në njërin prej tyre ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3,681 kilogramë.

Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme.

Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.

VIDEO BONUS: