Policia konfiskon arsenal armësh në Pejë, arrestohet një person

Njësiti i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ka zbatuar një urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar:

një pushkë automatike AK47;

një karikator;

dhjetë fishekë 7.62 mm;

një granat dore M57;

një granat dore M52;

një jelek antiplumb;

një pllakë antiplumb;

një veturë me targa te huaja e cila është dërguar në doganë.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.