Patentë

Policia konfiskon 76 patentë-shoferë për 24 orë

76 patentë-shoferë janë konfiskuar nga policia gjatë 24 orëve.

Kështu organet e rendit, i kanë rritur aktivitetet për parandalimin e aksidenteve në trafik.

Ata i kanë ngritur 547 pika të kontrollit.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, 29 patentë-shoferë janë konfiskuar në 24 orët e para të 2024-tës.

Më 16 dhjetor, tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u lënduan si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit.

Aksidenti erdhi si pasojë e një gare automobilistike, ku njëri nga shoferët e kishte humbur kontrollin e veturës duke i goditur pjesëmarrësit (këmbësorët).

Dy vozitës janë arrestuar nga policia.