Policia konfiskon 113 kilogramë heroinë, arreston 4 veta (FOTO)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dielën në Prishtinë ka konfiskuar 113 kilogramë substance narkotike të llojit heroinë.

Në këtë operacion, sipas Policisë, janë arrestuar katër persona.

Zëvendës Drejtori I Policisë, Riza Shillova, tha të hënën se operacioni kundër drogës është zhvilluar në Prishtinë, në rrugën ‘Jakov Xoxa’.