Një person i moshës 25-vjeçar është gjetur i varur në banesën e tij në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Ballkani.info ka konfirmuar rastin.

Hashani ka treguar se personi në fjalë është i vitit të lindjes 1993 dhe është gjetur sot në banesën e tij i varur me litar, dhe se Policia e Kosovës po merret më rastin.

Kështu që, dyshimet e para për këtë rast janë se është kryer vetëvrasje.