Policia konfirmon rrëmbimin e gruas në Fushë Kosovë (VIDEO)

Një grua është rrëmbyer mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.

Rastin e konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, posedon informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Aktualisht në koordinim me institucionet kompetente jemi duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje”, deklaroi Ahmeti.