Zëdhënësi

Policia konfirmon plaçkitjen e armatosur në TC ‘Kosova A’, jep detaje

Sot rreth orës 18:11, dy persona të armatosur kanë plaçkitur termocentralin ‘Kosova A’ në Obiliq.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 14.12.2019, në ora 18:11, policia është njoftuar për një grabitje tek ‘Kosova A’-Obiliq”.

“Policia ka kontaktuar me ankuesin (arkatar) i cili deklaron se dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me revole dhe tjetrin me një thikë, e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 600 Euro”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka iniciuar rastin”.