Një shpërthim në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur të hënën të pas mesnate.
Lajmi është konfirmuar nga Veton Elshani, zëdhënënësi i Policisë së Kosovës për këtë pjesë të vendit.
Ai ka thënë se pos dy veturave që janë dëmtuar nuk ka pasur dëme të tjera.
“Ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicën Veriore ku janë dëmtuar dy vetura”. Ka thënë shkurt Elshani.
Tash e disa javë në Veri të Kosovës ka tensione dhe bashkësia ndërkombëtare kërkon që të de-përshkallëzohet situata.







