Konfirmimi

Policia konfirmon goditjen e burrit të Shkurte Fejzës, jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Hajrush Behluli, burri i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren.

Sipas policisë, në momentin kur ai është goditur nga vetura, kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Ai është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka pësuar lëndime të rënda.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te  aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka konfirmuar për Express, Shaqir Bytyqi nga policia e Kosovës në Prizren.