‘Marrje e Ryshfetit’
Policia konfirmon arrestimin e zv/ministrit Musa Cena dhe dy të tjerëve
Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka konfirmuar se sot, “Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”.
“Të dyshuarit, duke vepruar në bashkëkryerje, dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë Hoxha.
Ai tha se të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente të drejtësisë. /Ballkani.info/