Policia konfirmon arrestimin e Xhabir Zharkut, tregon arsyen e burgosjes

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar sot.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’”, tha Kelani.

Sipas policisë rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik.

Me aktvendim të prokurorit , Zharku është dërguar në mbajtje për 48 orë.