Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i tij ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30, teksa ky veprim ka ardhur pasi ndaj të njëjtit kishte urdhër arrest aktiv ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

“Ndaj personit të arrestuar, do të vazhdojnë procedurat nga institucionet përkatëse që zbatohen për raste të tilla”, tha policia.

Jozyrtarisht, mësohet se i arrestuari është Isak Musli.