Policia konfirmon arrestimin e Adonis Gashit, i dyshuar për vrasjen e policit Gashi dhe dëshmitar në rastin e Astrit Deharit

Policia ka konfirmuar arrestimin e Adonis Gashit, i cili ishte në arrati dhe akuzohej për vrasje.

Përveç Adonisit, policia ka arrestuar edhe dy persona tjerë, E.K, 28 vjeç dhe H.S., poashtu 28 vjeç.

“Sot janë arrestuar të dyshuarit; A. G, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës. E. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje. H. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë do të jetë vazhdimisht e angazhuar për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.