Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për lëndim trupor në kërkim të së cilit është vënë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Lëndim trupor , që ka ndodhur me datën 06.06.2023, në rrugën ‘Tirana’ në Prishtinë”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.