Policia kërkon ndihmë për ta arrestuar këtë person

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e Arlind Imer Berisha, i lindur me 01.12.2000 në fshatin Brestovc, komuna e Rahovecit.

Sipas policisë, Arlindi është i kërkuar për tri vepra penale: Grabitje dhe mashtrim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës se Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë policinë e Kosovës.