Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e dy personave që kryen vrasjen në Prishtinë dhe dy të tjerëve për plagosje

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për vendndodhjen e dy personave të dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës.

Policia bëri të ditur se personat e dyshuar që janë në kërkim për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë janë Ahmeti Berisha dhe Naim Berisha.

“Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personave të dyshuar  na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]; Tel 192; Facebook https://ëëë.facebook.com/KosovoPolice”, thuhet nw njoftimin e policisw