Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një burri dhe të një gruaje, të cilët dyshohen për veprën penale vjedhje. 

Në kërkesën për ndihmë policia ka bashkangjitur edhe një fotografi të të dyshuarve.

Njoftimi:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personave të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].