Policia kërkon ndihmë për kapjen e 29 vjeçarit nga Deçani

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon ndihmën e qytetarëve me qëllim të kapjes së një personi në kërkim.

Personi i kërkuar është: Veton (Demush) MEMAJ i lindur me 02.01.1991 nё Deçan

I denuari është i kërkuar për veprat penale:

“Mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar tё armёve”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]