Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare, që është raportuar në polici në nëntor të vitit 2023, njofton policia.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në apelin e policisë, drejtuar qytetarëve.

VIDEO BONUS: Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë në grevë: S’po na marrin parasysh kërkesat