Policia kap të shumëkërkuarin Valdet Berishën, me ndihmën e qytetarëve

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar VALDET (Muharrem) BERISHA, i cili kërkohej për veprën penale, “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 25.10.2020, është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të çojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.