Policia kap grabitësin e pompës së derivateve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar grabitësin i cili para një jave ka grabitur pompën e derivateve në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

“Sot nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur”, ka bërë të ditur për Ballkani.info, zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

“Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin; • E. H,  mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes”, theksoi Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se ndërkohë policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë; A. K,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.

“Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje”, theksoi Ahmeti.