Policia kap 4 metra dru pa leje në Pejë

Policia e Kosovës ka kapur një person që po transportonte dru pa leje përkatëse në Grykën e Rugovës në Pejë.

Atij i janë gjetur 4 metër kub sasi drunore, të cilat i janë sekuestruar.

“Gryka e Rugovës, Pejë, 04.08.2022-08:05. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin-Kombi qe drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ,dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar një sasi drunore prej 4m3 pa leje përkatëse. Me vendim të prokurorit, kombi me dru i janë sekuestruar dhe dërguar në APK-së-Pejë, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.