Policia jep detaje të reja: Gruaja në rrugën “B” u ther me thikë në vendin e saj të punës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për rastin e djeshëm tek Rruga “B” në Prishtinë ku një grua theri me thikë një grua tjetër në një qendër tregtare.

Policia ka thënë në raportin e saj 24-orësh se viktima është therur me thikë në vendin e saj të punës.

Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Viktima ka marrë lëndime në dorë dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.