Sot në Mitrovicë një veturë është përfshirë nga zjarri, rasti ka ndodhur afër Urës së Ibrit.

Zëdhënsi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, për Ballkani.info ka konfirmuar rastin duke treguar se nuk ka ndonjë të lënduar.

Sipas Zahitit vetura është djegur si pasojë e problemeve teknike që kishte vetura.

“Afër Urës së Ibrit, sot është dejgur nnë veturë, ku fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë person brenda dhe nuk ka pasur ndonjë të lënduar. Zjarri ka ndodhur si pasojë e disa problemeve teknike që ka pasur vetura. Zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin”, ka thënë Zahiti.

Në pamjet që Ballkani.info ka siguruara mund të vërehet se vetura është djegur pothuajse tërësisht.