Policia jep detaje rreth të arrestuarit që ngacmoi të miturën

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth personit, të cilin e kanë arrestuar si i dyshuar për ngacmimin e një vajze nëntë vjeçare.

Sipas policisë, personi në fjalë është nga një fshat i Istogut dhe i njëjti dyshohet se, përmes rrjetit social, ka kontaktuar me të miturën, njofton Klan Kosova.

“Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’”.

“I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022, dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim policor”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, klikoni në linkun e mëposhtëm.