Ballkani.info sot gjatë ditës ka raportuar se në Veri të Mitrovicës është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.
Hoti po ashtu ka dhënë detaje rreth trupit të pajetë.

Ai tha, se në bazë të dokumenteve personi i gjetur është i komunitetit boshnjak dhe se në trupin e të ndjerit nuk vërehet të ketë ndonjë shenjë të dhunës.

“Detaje të reja rreth kësaj ka se trupi i ndjerë është i komunitetit boshnjak në bazë të dokumentave, dhe se në trupin e tij nuk vrehet ndonjë shenjë dhune”, ka thënë Hoti për Ballkani.info.