Një grua është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në rrugën Prishtinë – Ferizaj, në lagjen Veternik të Prishtinës, sot rreth orës 14:30.

Policia njofton se e lënduar është drejtuesja e veturës.

“Rreth orës 14:30 në rrugën Prishtinë – Ferizaj (Veternik) ka nodhur një aksident rrugor në mes t ënjë automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të lehta trupore ka pësuar drejtuesja e veturës”, ka thënë për Ballkani.info zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Me rastin po merret njësia e trafikut. /Ballkani.info/

loading…