Policia jep detaje rreth aksidentit në Korreticë të Drenasit (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në fshatin Korreticë afër qytetit të Drenasit ku janë aksidentuar mjete të rënda transportuese, bëht fjalë për një kamion dhe një bager.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha ka konfirmuar për Ballkani.info se kemi të bëjmë me vetëaksident dhe nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Po, aksidenti ka ndodhur në Korretic afër Drenasit dhe nga informatat që kemi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material” ka thënë Hoxha, përcjellë Ballkani.info.

Po ashtu ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe njësiti i autostradës./Ballkani.info/