Policia ka se nga zjarri që ndodhi brenda një ndërtese te rruga “B” në Prishtinë nuk është lënduar asnjë person.

Zjarri ka ndodhur në kuzhinën e një lokali, është lokalizuar tashmë, konfirmoi policia.

Ballkani.info pak më parë raportoi se qendra tregtare Royal Mall në Rrugën B në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Nga ky zjarr nuk është lënduar askush ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndrojnë policia dhe zjarrëfikësit.

“Eshte pranuar informacioni per nje zjarre te ndodhur ne kuzhinen e nje lokali ne rrugen “B” ne Prishtine. Zjarri eshte lokalizuar, ka pasur vetem deme materiale, nuk eshte raportuar per te lenduar. Polica dhe zjarrefikesit kane dale ne vendin e ngjarjes.”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Ballkani.info.