Një pjesë e serrave të kompanisë “Hortikultura” në Prishtinë sot pas orës 16:00 janë përfshirë nga një zjarr i madh.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë zjarr.
“Rreth orës 16:20 është raportuar se në rrugën “Fehmi Agani” është duke u djegur një “serre”. Njësia policore menjëherë ka shkuar në lokacion si dhe janë njoftuar njësia e zjarrfikëseve. Sipas njësisë në atë lokacion nuk ka pas rrezik megjithëse dy vetura kanë qenë në afërsi mirëpo zjarrfikëset kanë arritur shumë shpejt dhe kanë reaguar”, ka thënë Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.







