Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë mëngjesin e sotëm fabrikën e mjedrave në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Policia e Kosovës sot rreth orës 11:00 ka pranuar informatë për djegien e një fabrike në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Ndërsa pronari i fabrikës në një prononcim për media ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar është diku mbi 3 milionë euro.

“Shkaktarë është rryma, vlera e dëmit është diku rreth 3 milionë euro. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Zjarri nuk është shuar ende”, ka thënë Kastrati.

Ai ka treguar se në këtë fabrikë kanë qenë të punësuar 22 punëtorë.