Një person është vrarë sonte rreth orës 21:30 në Veternik të Prishtinës. Polica e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.

Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Vererrnik në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur ne personin mashkull,

i cili pas plageve qe ka marrë nga arma e zjarrit ka nderruar jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin