Policia jep detaje për veturën që u rrokullis rrugës për Gërmi

Një aksident ka ndodhur natën e sotme në Prishtinë, konkretisht në rrugën e Gërmisë ku një makinë është rrokullisur, duke lënë të lënduar drejtuesin e saj.

Bajram Krasniqi zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka treguar se aksidenti ka ndodhur pasi, vetura që ishte në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrokullisur.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit.

“Aksidenti ka ndodhur rrugës për Gërmi në ora 20:12. Një veturë në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrukullis, drejtuesi i veturës është lënduar si pasojë e aksidentit”, ka thënë Krasniqi.