Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Rugovë

Një i ri ka vdekur sot në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info Policia e Pejës.

“Rreth orës 17:00 një person ka rëndë nga një lartësi në kilometrin e shtatë nga Rugova duke u kthyer në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. I ndjeri është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës”, kanë thënë nga Policia e Pejës për Ballkani.info

Nga Policia kanë bërë me dije në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca, Policia dhe Zjarrfikësit, ndërsa vdekjen e viktimës e ka kontatuar mjeku në vendin ku ndodhi ngjarja.