Policia jep detaje për vdekjen e rojës së pyllit në Prizren

Në fshatin Strugjë të Prizrenit rreth orës 14:30 një roje pylli ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se vdekja ka ardhur si pasojë e zjarrit, njofton Klan Kosova.

“Policia në Prizren ka pranuar një thirrje se rreth orës 14 e 30 në fshatin Strugjë ka ndodhur një vdekje. Policia ka dalë në vendin ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e rojës”, tha Gashi.

“Dyshimet e para janë se roja në tentim te shuarjes së zjarrit ka hasur në kabllot e rrymës dhe si pasojë e kësaj ka humbur jetën”.

Polica ka pasur informata se zjarri ka filluar rreth ores 12:00, ndërkaq ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë tentuar ta shuajnë atë, por zjarri sërish është përhapur.

Hetimet janë duke u bërë nga ekipet e Fronzikës, KEDS-it, dhe përfaqësuesve të pyjeve, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në obduksion