Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit pasi që ra nga një ndërtesë në Prishtinë

Një qytetar ka humbur jetën para pak çastesh, pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 17:45.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

loading…