Policia jep detaje për vdekjen e punëtores së KEDS në Gjilan

Një punëtore e KEDS-it në Gjilan ka vdekur dje derisa ka qenë në punë, në zyrën e saj.

Policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

VDEKJE E DYSHIMTË/Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan 04.10.2022 – 10:32. Është raportuar se  viktima femër kosovare derisa ka qenë në punë, në zyrën e saj, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se rasti nën hetime./Ballkani.info