Detaje

Policia jep detaje për vdekjen e babait të 15-vjeçarit që u vra në Gradicë të Drenasit

Pas disa ditësh në koma dje ka vdekur Bekim Muji, babai i 15-vjeçarit që u vra në pyllin e fshatit Gradicë të Komunës së Drenasit.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Gradicë, Gllogoc 05.04.2021 – 20:23. Lidhur me rastin, nga QKUK kanë informuar se viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion”, ka njoftuar policia.