Policia jep detaje për therrjen me thikë në rrugën ‘Eqrem Çabej’ në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur në rrugën ‘Eçrem Çabej’ në Prishtinë.

I njëjti është therrur me thikë pas një përleshje fizike mes disa personave që ndodhi në afërsi të lokaleve të Lesnës.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës është theksuar se rreth orës 16:00 kanë pranuar informatën, ndërsa personi i plagosur me këtë rast është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën se në rrugën ‘Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, u tha nga Zyra për Informim e PK-së.