Policia jep detaje për therrjen e 16-vjeçarit në Prishtinë (VIDEO)

Një 16 vjeçar është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Sipas policisë rreth orës 22:20 viktima është goditur me thikë në këmbë nga një i dyshuar mashkull K/shqiptar i cili pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, gjendja e tij sipas mjekëve është stabile”, thuhet në raportin e policisë. Me urdhër të prokurorit janë ndërmarr veprimet policore.

https://www.youtube.com/watch?v=rPEHapfgVu4