Sot rreth orës 14:30 është raportuar për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
I lënduari është dërguar për trajtim në QKUK. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në shkollë fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.







