Policia jep detaje për therjen me thikë në Mati 1, është 16 vjeç!

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 22:30 është therur një 16 vjeçar në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një rast të therjes me thikë. Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku dyshohet se një person (burrë) 16 vjeçar. Ai ka pësuar lëndime me armë të ftohtë (thikë)”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka shtuar tutje se i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

https://www.youtube.com/watch?v=rPEHapfgVu4