Policia jep detaje për tentim vrasjen e djalit ndaj babait në Mitrovicë

Një person ka përfunduar në spital, pasi është goditur me thikë nga djali i tij.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Mitrovicë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

sipas Policisë, i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.