Policia jep detaje për tentim vetëvrasjen në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës ka dhënë detaje për tentim vetëvrasjen e sotme që ndodhi në rrugën “Shaip Spahiu” në Prishtinë. Policia tha se personi i moshës 19 vjeçare ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një ndërtese.

Këtë situatë policia e ka vlerësuar të rrezikshme. Ata kanë hyrë në banesën ku i riu tentoi ta privonte vetën nga jeta.

Ky veprim është parandaluar dhe më pas të njëjtit i është dhënë ndihma mjekësore.

Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrëfikësit dhe mjekët emergjent.

Ndërkohë që policia ka parë që një situatë e tillë ka mund të jetë e rrezikshme për jetën e këtij personi, mashkull 19 vjeç, ka hyrë me force në banesën ku zhvillohej ngjarja dhe ka arritur të neutralizoj dhe parandaloj veprimet që do të mund të ishin fatale për jetën e tijë.

Të njëjtit i është dhënë ndihma mjekesore dhe është lënë nën mbikqyrjen familjare për përkujdesje të mëtejmë.