Sot në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri me ç’rast janë informuar edhe organet e rendit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje rreth ngjarjes.
“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Zagrebi’ në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti për Ballkani.info.
Tutje, Ahmeti ka thënë se rruga në fjalë, aktualisht është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. /Ballkani.info







