Prishtinë

Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë pati rreth orës 17:10 në rrugën ‘Xheladin Hana’ në prishtinë.

Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje kanë shtënë me armë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar rastin për Indeksonline  duke shtuar se policia janë në vend të ngjarjes dhe se detajet shtesë do të bëhen të ditura ndërkohë.

“Për momentin mund të konfirmoj se rreth orës 17:10 është pranuar një informatë për gjuajtje me armë në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë. Persona të dyshuar, nga dy vetura, kanë shtënë me armë” tha ai.

Ndryshe dëshmitarë të rastit kanë thënë për Indeksonline se të shtënat me armë kanë ndodhur në afërsi të një shkolle, ku të rrezikuar kanë qenë edhe nxënësit.