Policia jep detaje për sulmin ndaj veturës së deputetit të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ka hyrë në garazhën e ndërtesës ku banon dhe ia ka shpërthyer me thikë gomat e veturës.

Lidhur me këtë Policia ka inicuar një hetim për dëmtim prone dhe janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

“Rreth orës 12:00 është raportuar rasti nga ana e ankuesit  per demtimin e gomave te vetures te cilen e ka pase te parkuar ne garazhin e kompleksit banesor. Policia ka inicuar nje hetim per dëmtim prone dhe aktualisht po heton rrethanat  qe karakterizojne ngjarjen me qellim zbardhjen e motiveve te ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisës së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ia ka shpërthyer gomat e veturës me thikë.

Manaj përmes Facebook ka thënë se rastin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që të zbardhet në tërësi.

Deputeti këtë ndodhi e ka lidhur me aktivitetin e tij si politikan dhe shkruan se askush nuk mund ta ndalojë në përfaqësimin e qytetarëve.

“Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim”, ka shkruar Manaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se ka ndodhur të dielën rreth orës 12:00.

“Policia ka iniciuar një hetim për dëmtim prone dhe aktualisht po heton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qellim zbardhjen e motiveve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin policor.