Policia jep detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjarri në Drenas

Një objekt në Drenas është përfshi nga zjarri gjatë ditës së enjte.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën “Shaban Shala” në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.